Sot seanca në Kushtetuese, Erion Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest në burg”, kryebashkiaku nuk do jetë prezent

20/05/2026 09:09

Sot, në orën 10:00 në Gjykatën Kushtetuese, do të nisë seanca për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili kërkon shfuqizim të masës së sigurisë ‘arrest në burg’.

Gjykimi është me prova shkresore, që do të thotë se do jenë vetëm gjykatësit, pa prezencën e vetë kryebashkiakut apo SPAK.

Të dyja palët kanë depozituar prapësimet e tyre, Veliaj përmes avokatit ku argumenton se përse duhet shfuqizuar masa dhe SPAK ka depozituar qëndrimet e vetë.

Midis pretendimeve të Veliaj, siç mëson gazetarja Anila Hoxha, është depozituar nga avokatët edhe vendimi i shkurtuar i Gjykatës së Lartë që flet dhe orienton gjykatat se përse nuk duhet të japin gjithmonë masën ‘arrest në burg’, por duhet të reflektojnë me masa më të buta.

Top Channel