Shtyhet seanca ndaj bashkëpandehurve të Erion Veliajt, shkak mungesa e disa avokatëve
20/05/2026 11:34
Gjykata e Posaçme shtyu për më 3 qershor seancën ndaj 7 të bashkëpandehurve të kryebashkiakut, Erion Veliaj, të cilët gjykohen të veçuar prej tij me kohë të shkurtuar.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se shkak i shtyrjes u bë mungesa e disa prej avokatëve të të pandehurve.
Në seancën e sotme pritej të lexohej pretenca e SPAK ndaj të pandehurve.
Top Channel