Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim në Durrës
20/05/2026 13:10
Nëntë persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Durrës pasi shisnin lëndë narkotike pranë shkollave.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike Kokainë dhe Cannabis.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, të DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning 4”.
Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me një grup shtetasish që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkolla…
Top Channel