Sërish aksion blic në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek

20/05/2026 10:38

Në vijim të kontrollove të befasishme në IEVP është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.

Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe në goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.

Top Channel