Rreth dy orë brenda SPAK, Tërmet Peçi reagon pasi del nga dyert e Prokurorisë së Posaçme: E dinë ata…

20/05/2026 20:15

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka dalë pas rreth dy orësh nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pa dhënë detaje mbi paraqitjen e tij.

I pyetur nga gazetarët për arsyen e vizitës së tij të dytë në SPAK, Peçi iu përgjigj shkurt: “E dinë ata”.

Gazetarët kërkuan të dinin nëse paraqitja lidhej me përplasjen e tij me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Gjirokastër, por Peçi iu përgjigj me ironi: “Po, po Afganistani”.

Top Channel