Putin: Marrëdhëniet me Kinën në nivel të paparë. Pekini tregohet më i kujdesshëm në deklarata

20/05/2026 07:57

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës kanë arritur “një nivel të paparë të lartë” gjatë takimit me homologun kinez Xi Jinping në Pekin.

Kjo është një deklaratë që Kremlini e ka përsëritur edhe në vizitat e mëparshme të Putinit në Kinë.

Megjithatë, pala kineze vijon të tregojë më shumë kujdes në retorikë. Presidenti Xi Jinping e cilësoi Putinin si “mik të vjetër” dhe i përshkroi lidhjet mes dy vendeve si “të palëkundura”, por pa përdorur tone të forta politike.

Ndërkohë, tregtia mes dy vendeve ka arritur nivele rekord, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik mes Moskës dhe Pekinit.

Analistët vlerësojnë se Kina mbetet partnerja kryesore që i nevojitet Rusisë, sidomos për shkak të fuqisë ekonomike dhe ndikimit diplomatik që Pekini ka në arenën ndërkombëtare.

Top Channel