Kontroll blic në burgun e Rrogozhinës, sekuestrohen dy telefona celularë të hedhur në tokë

20/05/2026 18:20

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar ditën e sotme një kontroll blic në burgun e Rrogozhinës.

Nga kontrolli u sekuestruan dy telefona celurarë të cilët ishin hedhur në tokë, pa autor të identifikuar.

Njoftimi:  

Ditën e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, Shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë, është ushtruar kontroll i befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë.

Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.

Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë, pa autor të identifikuar.

Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Top Channel