Përplasjet me Kubën, SHBA akuzon Raul Castron për vrasje dhe shkatërrimin e një avioni amerikan Rusia dhe Kina kanë njoftuan të mërkurën se planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për mburojën raketore “Kupola e Artë” kërcënojnë stabilitetin strategjik, dhe se Washingtoni ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme duke mos punuar për zëvendësim të një traktati historik bërthamor.
Kritika u bë në një deklaratë të përbashkët pasi takimit mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe atij rus, Vladimir Putin në Pekin.
“Kupola e Artë” parashikon zgjerimin e mbrojtjes tokësore, si raketat interceptuese, sensorët dhe sistemet e komandës dhe kontrollit, ndërsa shton edhe elemente hapësinore të projektuara për të zbuluar, gjurmuar dhe potencialisht për të rrëzuar kërcënimet hyrëse nga orbita. Këto do të përfshinin rrjete të avancuara satelitore dhe armë orbitale.
“Palët besojnë se projekti amerikan ‘Kupola e Artë’, i cili synon të ndërtojë një sistem të pakufizuar, shumëdimensional dhe global të mbrojtjes raketore për të shkatërruar të gjitha llojet e raketave, përfshirë raketat e të gjitha llojeve të ‘kundërshtarëve të barabartë’, në të gjitha fazat e fluturimit të tyre dhe para se ato të lëshohen, përbën një kërcënim të qartë për stabilitetin strategjik”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Kina dhe Rusia kanë thënë gjithashtu se shprehin keqardhje për “politikën e papërgjegjshme” të Shteteve të Bashkuara, e cila lejoi që traktati i kontrollit të armëve bërthamore New START i vitit 2010 të skadonte në fillim të këtij viti, pa një marrëveshje zëvendësuese.
Rusia ka thënë se mbështet qëndrimin e Kinës për të mos marrë pjesë në bisedime të mundshme SHBA-Rusi për kontrollin e armëve bërthamore.
Top Channel