Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin
Në 17 qershor anëtarëve të shkallës së dytë të vetting-ut u përfundon mandati si gjyqtarë të KPA, por ata nuk kanë përse shqetësohen sepse do të nisin menjëherë punë si gjyqtarë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë ditës Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi një vendim për të njoftuar pozicionet e lira për anëtarët e KPA që kanë të drejtë emërimi si gjyqtarë të Apelit.
Sipas burimeve të sigurta të gazetares Anila Hoxhës pesë nga gjashtë anëtarë të KPA kanë kërkuar të emërohen si gjyqtarë apeli sipas ligjit dhe me njoftimin e vakancave nga këshilli nis procedura për marrjen e kësaj detyre prej tyre.
Një anëtar i KPA nuk ka bërë ende kërkesë për tu emëruar si gjyqtar. Vakancat në gjykatën e apelit që është një e vetme janë të konsiderueshme dhe ndërkohë stoku vijon të mbetet shqetësim.
Po ashtu një nga ish-anëtarët e KPK, Alma Faskaj është emëruar komisionere e avokatit të popullit.
Top Channel