Ish-ministri Beqaj kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për të hënën e ardhshme
20/05/2026 13:33
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk heq dorë nga pretendimet e tij për të rishikuar masën e sigurisë dhe për të dalë nga burgu.
Gjithsesi, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se vendimi për masën e sigurisë ndaj Beqajt nga Gjykata e Posaçme është shtyrë për të hënën e ardhme në orën 14:00.
Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë tjetër, duke ofruar edhe garanci pasurore 20 mijë euro.
Ilir Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestua lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.
Top Channel