SPAK e ka pyetur deputetin socialist Tërmet Peçi për një hetim të hapur për kohën kur ai ka drejtuar bashkinë e Tepelenës.

Burimet e gazetares Anila Hoxha konfirmuan se kësaj radhe deputeti ishte pyetur për një kontratë për një kullotë të dhënë me qera nga këshilli bashkiak i qytetit.

Procedura për të cilën ish-kryebashkiaku u pyet lidhej me dhënien me qera për 99 vjet të një sipërfaqeje prej mbi një hektar që ishte mbjellur me pemë arrore dhe që rezultonte tokë kullotë.

Më herët Tërmet Peçi ishte pyetur si deklarues edhe për mënyrën se si është privatizuar ish-pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit.

Por në cilësinë e deklaruesit, burimet shpjeguan për TCH se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986.

Top Channel