“Kam punuar me shqiptarë, janë të guximshëm dhe…”, i nominuari i SHBA-së për ambasador në Tiranë: Porto Romano mund të luajë rol kyç për NATO-n në të ardhmen
Kandidati për ambasador në Shqipëri Eric Wendt mbajti fjalën e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan.
Në fjalën e tij, Wendt u shpreh se Forcat Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe shtoi se vetë populli shqiptar është një popull krenar, punëtor dhe mikpritës.
“Si komandant i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s, trupat shqiptare të operacioneve speciale ishin pjesë e komandës sime. Kam pasur fatin të njoh Shqipërinë vetë gjatë punës me trupat dhe udhëheqjen e tyre të operacioneve speciale. Në Afganistan, kam shërbyer me nder si zëvendëskomandant i një komande rajonale që përfshinte edhe trupa shqiptare. Forcat Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit shqiptar Skënderbeu, dhe vetë populli shqiptar është një popull krenar, punëtor dhe mikpritës”, tha ndër të tjera Wendt.
Top Channel