Aktivistët e flotiljes globale Sumud janë filmuar në portin izraelit të Ashdodit të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga agjentët e shërbimit të brendshëm Shin Bet, ndërsa ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, i përbuz ata në mënyrë publike.
Pamjet ngjallën polemika të shumta lidhur trajtimin e bërë pjesëmarrësve të misionit humanitar që u nis nga Turqia për në Gaza.
Mes 430 të ndaluarve janë edhe 29 italianë. Në një reagim të fortë, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe kreu i diplomacisë Antonio Tajani e konsideruan “të papranueshme” mënyrën sesi janë trajtuar aktivistët nga Izraeli dhe pretendojnë prej këtij të fundit të kërkojë ndjesë për “mosrespektimin e kërkesave të qarta të qeverisë italiane”. Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin izraelit për “shpjegime formale”. Sipas raportimeve paraprake, mes të ndaluarve është edhe një shqiptar.

Kritika të ashpra mbërritën edhe prej opozitës, e cila e quajti sulmin “një ofendim ndaj dinjitetit njerëzor”. Mediat italiane shkruajnë se një ditë mobilizimi është thirrur nga organizatorët e Flotiljës dhe grupe pro-palestineze, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve dhe duke denoncuar incidentin si “akt piraterie”.
Flotilja Sumud është një iniciativë humanitare dhe politike që organizon udhëtime detare nga vende të ndryshme drejt Rripit të Gazës. Qëllimi i saj është t’i japë fund bllokadës detare izraelite ndaj Gazës dhe të sjellë vëmendje ndërkombëtare mbi situatën humanitare atje.
View this post on Instagram
Top Channel