Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me pankarta në duar: Nuk i ke larë hesapet me studentët
Sali Berisha komentoi intervistën e kryeministrit Edi Rama për të përditshmen estoneze “Postimees”, ku u ndal te kritikat e kreut të qeverisë ndaj Europës për Rusinë.
Me ironi, kreu i selisë blu, u shpreh për Ramën se ‘ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë’.
“E pyeste gazetari në Estoni, pasi ia rreshtonte akuzat për korrupsion. Përgjigjja e tij ishte: “Ja pse Komisioni Europian dhe institucionet e tjera na vlerësojnë ne, për shkak të këtyre budallallëqeve që thuhen kundër nesh.”
Kjo ishte përgjigjja e një njeriu që ka humbur mendjen dhe tani, si një aset i regjistruar apo influencues rus, ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë. U thotë që Vladimir Vladimiroviç, i drejtohet Putinit sikur të ishte nëpunës në administratën ruse. Në administratë, për afrim nuk i thonë Presidenti Putin, por Vladimir Vladimiroviç. Se ia tha Vuçiç, se kush ia tha, këtë thoshte atje“, tha Berisha.
Top Channel