Video/ Panik në Manhattan! Makina shpërthen në mes të rrugës, nuk raportohet për viktima
Dy avionë luftarakë rusë kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur dhe të rrezikshme një aeroplan spiun të paarmatosur britanik të “Royal Air Force” mbi Detin e Zi.
Kjo situatë ka shkaktuar reagim të ashpër nga autoritetet britanike, pasi incidenti ndodhi edhe muajin e kaluar gjatë një misioni rutinë të NATO-s në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, një avion luftarak rus Su-35 iu afrua shumë avionit britanik RC-135W Rivet Joint, duke aktivizuar sistemet e emergjencës dhe duke çaktivizuar pilotin automatik.
Ndërkohë, një tjetër avion rus Su-27 kreu gjashtë kalime të afërta, duke kaluar vetëm gjashtë metra larg hundës së avionit të RAF-it.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, e cilësoi sjelljen e pilotëve rusë si “të rrezikshme dhe të papranueshme”, duke paralajmëruar se veprime të tilla mund të shkaktojnë aksidente serioze dhe përshkallëzim të tensioneve në rajon.
Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se aeroplani po kryente një fluturim rutinë për të mbështetur sigurinë e krahut lindor të NATO-s. Londra ka thirrur ambasadën ruse për të dhënë shpjegime lidhur me incidentin.
Top Channel