Arrihet marrëveshja, ndalen auditimet tatimore ndaj Presidentit Trump dhe familjes së tij

20/05/2026 19:11

Marrëdhënia mes Donald Trump dhe autoriteteve tatimore amerikane ka qenë shpesh e tensionuar dhe tani po hyn në një kapitull të ri.

Departamenti i Drejtësisë ka zgjeruar fshehurazi marrëveshjen midis presidentit amerikan dhe Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme (IRS), duke përfshirë një klauzolë që ndalon IRS-në të ndjekë pretendime tatimore kundër Trump, familjes së tij dhe bizneseve të tij.

Sipas klauzolës, IRS është “e ndaluar përgjithmonë” të ngrejë çdo pretendim ose kërkesë për dëmshpërblim që ka ekzistuar ose mund të ishte ngritur para marrëveshjes.

Marrëveshja u arrit si pjesë e tërheqjes së Trump nga një padi prej 10 miliardë dollarësh kundër IRS-së dhe krijimit të një fondi “kundër-shfrytëzimi” prej 1.78 miliardë dollarësh për të kompensuar aleatët e tij të shënjestruar nga Departamenti i Drejtësisë gjatë administratës Biden.

Vendimi ka ngjallur kritika të gjerë midis republikanëve, të cilët shprehen skeptikë se aleatët e Trump, përfshirë personat e përfshirë në sulmin e 6 janarit, mund të kompensohen me paratë e taksapaguesve.

Top Channel