Aksidenti me një të vdekur dhe tre të plagosur në aksin Thumanë-Laç, arrestohet shoferi 20-vjeçar

20/05/2026 10:26
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Thumanë-Laç, ku dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale O. P., 20 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel