Von der Leyen telefonatë me Erdogan, presidentja e KE: Turqia partner kyç në rajon në trazira

19/05/2026 21:26

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se pati një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Turqia është një partner kyç në një rajon në trazira”, shkroi Von der Leyen në një postim në X, ndërsa shtoi se “BE vlerëson përpjekjet e Turqisë për të mbështetur deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Iranin”.

“Ne diskutuam gjithashtu për Mesdheun Lindor dhe çështjen e Qipros. Ne nënvizuam rëndësinë e marrëdhënieve BE-Turqi”, theksoi presidentja.

Postimi i plotë i Von der Leyen:

Bisedë telefonike shumë e mirë me Presidentin Erdogan.

Turqia është një partner kyç në një rajon në trazira.

Interesat tona përputhen: ruajtja e rrugëve të hapura tregtare, rrjedhat e energjisë dhe stabiliteti i zinxhirëve të furnizimit. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për këto prioritete.

BE-ja vlerëson përpjekjet e Turqisë për të mbështetur de-eskalimin dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Iranin.

Ne diskutuam gjithashtu për Mesdheun Lindor dhe çështjen e Qipros. Ne nënvizuam rëndësinë e marrëdhënieve BE-Turqi.

BE-ja është e gatshme të mbështesë procesin e udhëhequr nga OKB-ja në të gjitha fazat.

Top Channel