Përplasja për aeroportin e Vlorës, “Mabco Constructions S.A.”: Po pengohen me forcë 200 punonjës dhe inxhinierë. Autoritetet të ndalin menjëherë vetëgjyqësinë Në ditën e dytë të bllokimit të hyrjes së punonjësve në kantierin e aeroportit të Vlorës, situata vijon të mbetet e tensionuar.
Punëtorët dhe kompanitë që kryejnë punimet nuk janë lejuar të hyjnë edhe gjatë ditës së sotme, duke sjellë pezullimin e proceseve të punës në kantier.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në qendër të konfliktit janë mosmarrëveshjet mes kompanive “Mabco” dhe “2A Group”, çka ka çuar në këtë situatë bllokimi.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga palët për mënyrën se si do të zgjidhet konflikti dhe kur pritet rifillimi normal i punimeve në aeroportin e Vlorës.
Firmat nënkontraktore që janë rreth 42 që merren me punimet, shprehen se dhe pak ditë pune dhe punimet e terminalit dorëzohen të përfunduara.
Pejan Krasniqi u shpreh “Rreth 4-5 ditë pune është dhe terminali dorëzohet. Dje kemi ardhur në punën si zakonisht dhe një urdhër nuk na lejon të hyjmë sepse ka përfunduar kontrata. Nuk mendoj se është arsye për të pezulluar punimet mendoj”.
Ndërsa Florjan Hidroj tha: “Jemi njoftuar dje, dhe nuk na kanë lejuar që të hyjmë brenda. Kem i dhe mjetet e punës brenda. Nuk është e drejtë që të na ndalohet hyrja. Sot kemi ardhur të mbarojmë punimet tona, 10-15 ditë punë ka mbetur. Afati ka qenë deri në fund të prillit, por kemi pasur pengesa të tilla më parë. Policisë i lejoj që të shkoj të marrë mjetet e punës“.
Top Channel