Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi burgimin e përjetshëm
19/05/2026 18:44
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, duke rrëzuar rekursin e paraqitur prej tij për “Masakrën e Lushnjës”.
Vendimi lidhet me atentatin e ndodhur në vitin 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Laert Haxhiu u dënua me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës në shtator të 2017.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë vulosi përfundimisht dënimin maksimal ndaj Haxhiut.
Top Channel