Arrestimi i shefit të komisariatit në Sarandë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, Hita: Është e papranueshme që të bëhen palë më shkelësit e ligjit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur se analizat e kryera pas rastit të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.
Sipas njoftimit zyrtar, AKU kreu marrjen e mostrave për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në ambientet e kuzhinës së Akademisë së Sigurisë në Sauk, si edhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura.
Mostrat u analizuan pranë laboratorit të Referencës ISUV dhe rezultatet konfirmuan se kushtet higjieno-sanitare ishin në përputhje me standardet e lejuara.
Në vijim të raport-prova-ve të laboratorit, AKU njoftoi se zhvilloi procedurat e inspektimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë.
Në përfundim të procedurës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”. Gjithashtu, subjektit iu la detyrë të kryejë analiza autokontrolli për produktin e gatshëm në ambientet e Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të legjislacionit në fuqi.
Top Channel