Në krye të dhjetë viteve reformë, qytetarëve nuk u intereson më dhe aq shumë korrupsioni në gjyqësor sesa pyetjet e drejtpërdrejta për tejzgjatjen e proceseve.
Si ministër Drejtësie, Toni Gogu po kupton se, përballë një poli të ri drejtësie nën diskutim për t’u hapur, duhet që sistemi t’u gjejë zgjidhje këtyre pyetjeve.
Por megjithë llogaritjet që variojnë nga 5 deri në dhjetë vjet pritje, se sa do të zgjasë pritja e qytetarëve në backlog varet nga strategjitë dhe ndërhyrjet ligjore që pritet të kërkojë Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Për ministrin e Drejtësisë është e qartë se stoku u krijua nga vakancat, por edhe nga neglizhenca e magjistratëve.
Për pritjen tjetër, atë të të burgosurve që i kanë sytë nga amnistia, e cila ka ngrirë, Gogu shpjegon se pragu më i afërt për diskutime është java tjetër.
“Është një instrument i politikës sonë penale që u dizenjua për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe kjo ka të bëjë me situatën që kemi me popullimin në burgje.
Do të ndodhë, patjetër. Jemi treguar shumë të kujdesshëm që në të gjithë procesin që kemi të avancimit të vendit drejt anëtarësimit, t’i shqyrtojmë prioritetet sipas rëndësisë. Amnistia është në parlament. Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon”, tha ai.
Top Channel