E rëndë në Greqi/ Po punonte në kantierin e ndërtimit, gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar në Janinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr vullnetarisht padinë prej 10 miliardë dollarësh kundër Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së (IRS), lidhur me rrjedhjen e deklaratave të tij tatimore në media, sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara të hënën.
Arsyet e tërheqjes së padisë nuk janë bërë ende publike dhe nuk dihet nëse palët kanë arritur një marrëveshje jashtëgjyqësore.
Padia ishte ngritur në janar nga Trump, së bashku me dy djemtë e tij dhe biznesin familjar, duke pretenduar se IRS kishte dështuar të merrte masa për të parandaluar publikimin e deklaratave të tyre tatimore nga një ish-punonjës i agjencisë.
Çështja lidhej me rrjedhjen e dokumenteve tatimore në media si The New York Times dhe ProPublica gjatë viteve 2019 dhe 2020. Raportimet zbuluan se Trump kishte paguar shumë pak ose aspak taksa federale për disa vite.
Ish-punonjësi i IRS-së, Charles Littlejohn, u akuzua në vitin 2023 për rrjedhjen e deklaratave tatimore të Trump dhe mijëra qytetarëve të tjerë të pasur amerikanë. Ai më vonë pranoi fajësinë dhe u dënua me pesë vjet burg.
Trump e kishte ngritur padinë si qytetar privat dhe jo në cilësinë e presidentit të SHBA-së. Çështja kishte ngritur debate ligjore mbi mundësinë që një president në detyrë të padisë institucionet e qeverisë federale.
Gjyqtarja federale në Miami, Kathleen Williams, kishte shprehur më herët dyshime nëse palët ishin realisht në konflikt juridik dhe kishte caktuar një seancë dëgjimore më 27 maj për të shqyrtuar vazhdimin e çështjes.
Top Channel