Të shtëna me armë zjarri në Turqi, 5 viktima dhe 7 të plagosur, autori dyshohet të jetë një 37-vjeçar

18/05/2026 18:56

Pesë persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në provincën Mersin të Turqisë.

Të shtënat raportohet se kanë filluar në një restorant, dhe i dyshuari, i cili raportohet të jetë një 37-vjeçar, më pas është larguar me makinë.

Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të kapur personin e armatosur.

Njoftimet e mediave turke thonë se dy persona u vranë në restorant dhe besohet se ata ishin pronari dhe një punonjës.

Personi i armatosur më pas vazhdoi të qëllonte, duke vrarë një bari që kulloste delet e tij në zonë dhe një shofer kamioni.

Top Channel