Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka kritikuar ashpër efikasitetin e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Përmes një postimi në platformën X, Misetic deklaroi se gjatë rreth pesë viteve e gjysmë paraburgim të Thaçit, të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja janë refuzuar.
Sipas tij, bilanci i ankesave në këtë proces është “0 nga 40” në favor të Dhomave të Specializuara.
“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: mbrojtja ka paraqitur 40 ankesa ndërmjetëse dhe Paneli i Apelit i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 për pesë vite e gjysmë”, ka shkruar ai.
For the sake of completeness on the effectiveness of appeal in the Thaçi war crimes trial: the Defence in the Thaçi war crimes trial has now lodged (and completed) 40 interlocutory appeals. The Appeals Panel has thus far rejected every single one. That is 0 for 40 over the course… https://t.co/Qm0jfIqIpZ
— Luka Misetic (@MiseticLaw) May 18, 2026
Zyrtarisht, gjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill 2023, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 20 korrik 2026.
Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënime deri në 45 vite burg për secilin nga të akuzuarit, kërkesë që është kundërshtuar nga mbrojtja e tyre.
Top Channel