E kishte akuzuar për kthimin e ChatGPT në platformë fitimprurëse, Elon Musk humb gjyqin me CEO-n e OpenAI, Sam Altman

18/05/2026 20:30

Një gjykatë në Kaliforni ka rrëzuar padinë e Elon Musk kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv të saj, Sam Altman.

Çështja u rrëzua me një vendim unanim të jurisë sepse Musk ngriti padinë e tij pasi kishte skaduar afati i parashkrimit për ngritjen e kërkesave të tilla, sipas BBC.

Musk kishte akuzuar Altman për shkelje të një kontrate jofitimprurëse duke e shndërruar kompaninë që krijoi ChatGPT në një kompani fitimprurëse pasi Musk dhuroi 38 milionë dollarë.

CEO i Tesla dhe pronari i X kishte argumentuar se Altman e mashtroi atë duke pranuar donacionin e tij dhe më pas duke mos përmbushur misionin origjinal jofitimprurës të OpenAI për zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në dobi të njerëzimit.

Juria kishte tre javë për të shqyrtuar korrespondencën e brendshme dhe për të dëgjuar dëshmitë. Ata arritën në një vendim pasi u këshilluan për rreth dy orë.

Midis dëshmitarëve ishin vetë Musk dhe Altman, si dhe Satya Nadella, CEO i Microsoft, të cilin Musk e akuzoi për ndihmë me skemën.

Musk dhe Altman themeluan OpenAI në vitin 2015, por Musk u largua në vitin 2018 pasi bashkëthemeluesit e tij refuzuan t’i jepnin kontroll.

Top Channel