“Grumbulloni ushqime dhe sendet bazë”, kubanezët përgatiten për ‘pushtim’, SHBA-të përshkallëzojnë tensionet me ishullin
Në Qytetin e Gazës është mbajtur funerali i komandantit të krahut ushtarak të Hamasit, Izz al-Din al-Haddad, i cili u vra në një sulm ajror izraelit të premten.
IDF konfirmon se Haddad u eliminua gjatë një operacioni në Gaza.
Sipas ushtrisë izraelite, ai kishte rol kyç në rindërtimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit dhe në planifikimin e sulmeve kundër civilëve izraelitë dhe trupave të IDF-së.
Autoritetet izraelite deklaruan gjithashtu se Haddad ishte i përfshirë në mbajtjen e pengjeve izraelite gjatë luftës në Gaza.
“Gjatë gjithë luftës, Haddadi ishte i përfshirë në mbajtjen e shumë pengjeve izraelite në robëri të Hamasit”, deklaroi ushtria izraelite.

Sipas të njëjtave burime, komandanti i Hamasit “menaxhonte sistemin e pengmarrjes” dhe qëndronte pranë pengjeve për të shmangur goditjen nga Izraeli.
Pamjet nga funerali treguan dhjetëra persona të mbledhur në Qytetin e Gazës për ceremoninë mortore të komandantit të vrarë.

Top Channel