U vra nga sulmi izraelit, mbahet funerali për komandantin ushtarak të Hamasit
Një operacion i vështirë kërkimi është duke u zhvilluar në Maldive, ku ekipe zhytësish specialistë dhe shpella-ekspertë nga Finlanda, Britania e Madhe dhe Italia janë nisur drejt atolit Vaavu për të marrë pjesë në gjetjen e trupave të katër zhytësve italianë të zhdukur pas një tragjedie nënujore në të ashtuquajturën “Shpella e Peshkaqenëve”.
Autoritetet lokale kanë pezulluar përkohësisht kërkimet zyrtare, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe pas një tjetër incidenti fatal, ku një zhytës ushtarak që merrte pjesë në operacionin e kërkimit humbi jetën nga sëmundja e dekompresionit. Kjo ka rritur edhe më shumë kompleksitetin e situatës dhe rreziqet për ekipet në terren.
إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ
You're one of the bravest team mate I worked with and trained.Gonna miss you buddy. pic.twitter.com/MVP0dyrjlk
— 🇲🇻 Shaff 🇨🇭 (@ShafrazNaeem) May 16, 2026
Operacioni i ri i kërkimit do të rifillojë në orët e para të së hënës dhe do të udhëhiqet nga ekipe private evropiane, të angazhuara nga familjarët e viktimave dhe autoritetet italiane, me shpresën për të zbardhur fatin e katër trupave ende të pa gjetur.
Mes viktimave të zhdukura janë një profesoreshë e njohur e ekologjisë nga Universiteti i Gjenovës, vajza e saj e re, si dhe dy zhytës të tjerë me përvojë. Trupi i një anëtari tjetër të grupit, një instruktor zhytjeje, është gjetur më herët pranë hyrjes së shpellës nënujore.
Sipas të dhënave paraprake, bombola e oksigjenit e instruktorit të gjetur ka qenë bosh, çka sugjeron se ai ka tentuar të dalë nga shpella, por nuk ka arritur të orientohet në kohë. Kjo ka shtuar dyshimet se edhe pjesa tjetër e grupit mund të ketë përjetuar të njëjtin fat brenda kompleksit nënujor.
Shpella ku ndodhi tragjedia ndodhet në një thellësi rreth 50–60 metrash dhe ka një strukturë të ndërlikuar me korridore të ngushta, zona me dukshmëri të ulët dhe rryma të forta nënujore. Ekspertët e konsiderojnë atë një nga zonat më të rrezikshme për zhytje në rajon, veçanërisht për shkak të kufizimeve teknike dhe mungesës së pajisjeve të specializuara në momentin e incidentit.
Hetuesit po shqyrtojnë disa pista për shkaqet e tragjedisë, përfshirë mungesën e oksigjenit, çorientimin brenda shpellës, probleme teknike me pajisjet, si dhe ndikimin e rrymave të forta nënujore. Një tjetër hipotezë lidhet me një zinxhir gabimesh gjatë përpjekjes për të ndihmuar njëri-tjetrin, që mund të ketë çuar në konsum të shpejtë të rezervave të ajrit dhe panik nën ujë.
Sipas ekspertëve, zhytja në këtë zonë kërkon përvojë të lartë teknike dhe leje të posaçme, pasi thellësia dhe kushtet tejkalojnë kufijtë e zakonshëm të zhytjeve rekreative. Pikërisht ky fakt ka ngritur pyetje të shumta mbi mënyrën se si u organizua ekspedita dhe nëse u respektuan të gjitha standardet e sigurisë.
Familjarët e viktimave kërkojnë transparencë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet italiane dhe ndërkombëtare vijojnë hetimet për të rindërtuar minutë pas minute atë që ndodhi brenda shpellës.
Ndërkohë, atmosfera në Maldive mbetet e tensionuar, ndërsa ekipet e kërkimit përballen me kushte të vështira dhe rreziqe të larta, në një garë me kohën për të zbardhur një nga tragjeditë më të komplikuara të zhytjes në rajon.
Top Channel