Vizita në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Brazilit zbulon detaje nga takimi me Trump: I dhashë marrëveshjen bërthamore për Iranin 17/05 15:55
Pakistan po shpreh optimizëm për negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa Islamabadi po luan rol kyç në përpjekjet për të shmangur një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.
Sipas zyrtarëve pakistanezë, ka pasur përparim në bisedimet që lidhen me situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më strategjike për tregtinë globale të naftës. Megjithatë, mediat amerikane raportojnë se tensionet mbeten të larta.
Mediat bëjnë me dije se Donald Trump mund të marrë vendim për rifillimin e operacioneve ushtarake brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa Izraeli ka nisur përgatitjet për një përshkallëzim të ri të konfliktit.
Top Channel