Tensione të reja në Lindjen e Mesme, Pakistani flet për përparimin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten, ndërsa Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga katër qytete dhe fshatra në jug të Libanit, mes frikës për një përshkallëzim të ri të konfliktit me Hezbollahun.
Sipas raportimeve të Sky News, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, u bëri thirrje banorëve të largohen të paktën 1,000 metra nga zonat e konsideruara të rrezikshme dhe të zhvendosen drejt hapësirave të sigurta.
“Kushdo që ndodhet pranë elementëve të Hezbollahut, objekteve të tyre dhe zonave të luftimeve po vë jetën e tij në rrezik”, deklaroi Adraee në rrjetet sociale.
Zonat për të cilat është dhënë urdhri i evakuimit janë Arzi, Al-Marwaniya, Al-Babilya dhe Al-Baysariyah, ndërsa situata në kufirin Izrael-Liban mbetet jashtëzakonisht e tensionuar.
Ndërkohë, sipas burimeve të cituara nga Associated Press, Izraeli po koordinohet me SHBA-në për një rifillim të mundshëm të sulmeve ndaj Iran. Dy burime të informuara, përfshirë një oficer ushtarak izraelit, kanë deklaruar në kushte anonimiteti se po zhvillohen diskutime mbi përgatitje ushtarake të klasifikuara.
Top Channel