Tensione të reja në Lindjen e Mesme, Pakistani flet për përparimin e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit
Sekretarja britanike e Kulturës Lisa Nandy ka deklaruar se është një “vendim personal” për kryeministrin Keir Starmer nëse do të kandidojë në një garë të mundshme për drejtimin e Partisë Laburiste.
Në një intervistë për BBC, Nandy tha se Starmer “ka treguar më parë se është i gatshëm për një betejë” dhe shtoi se nuk do ta nënvlerësonte kryeministrin.
Deklaratat vijnë në një moment tensioni për Partinë Laburiste, pasi dhjetëra deputetë i kanë kërkuar Starmerit të largohet dhe pesë ministra kanë dhënë dorëheqjen ditët e fundit.
Nandy shprehu gjithashtu mbështetje për rikthimin në Parlament të Andy Burnham, i cili pritet të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield dhe shihet si një nga emrat potencialë për lidershipin e partisë.
Ndërkohë, ish-sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting ka konfirmuar se do të hyjë në garë nëse zhvillohen zgjedhje për kreun e laburistëve.
Nandy theksoi se Partia Laburiste është zgjedhur për t’i dhënë fund “kaosit politik”, por pranoi se rezultatet e dobëta në zgjedhjet e fundit tregojnë se votuesit kërkojnë një qasje më të fortë dhe më të qartë nga qeveria.
Nga ana tjetër, liderja e konservatorëve Kemi Badenoch deklaroi se problemi nuk është vetëm udhëheqësi, por vetë Partia Laburiste.
Top Channel