Foto/ Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficer i Gardës Ky është momenti kur herët në mëngjes forcat zjarrfikëse ndërhynë pranë qendrës së kryeqytetit ku 3 makina të parkuara u përfshinë nga flakët.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët sinjalizuan autoritetet dhe falë ndërhyrjes në kohë makinat nuk u shkrumbuan plotësisht dhe zjarri nuk mori përmasa.
Falë verifikimeve paraprake rezulton se zjarri në mjete ka qenë i qëllimshëm dhe u ashtë venë të 3 makinave të cilat ishin të parkuara në distancë nga njëra tjetra.
Policia ka pyetur pronarët e tyre të cilët rezultojnë banor të lagjes dhe pa konflikte të hapura. Çelës për zbardhjen e kësaj ngjarje janë kamerat e sigurisë në zonë.
Top Channel mëson se në disa prej kamerave janë kapur autorët e kësaj zjarrvënie të cilët lëvizin në këmbë dhe të pa maskuar në rrugë dhe pasi i vendosin zjarrin makinave largohen.
Grupi hetimor i ngritur për rastin në komisariatin nr 3 po punon për identifikimin dhe vënien në pranga të tyre.

Top Channel