Foto/ Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
17/05/2026 09:51
Tre makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë.
Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se është djegie e qëllimshme.
Gazetarja e Top Channel, Dojana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të së dielës, ndërsa janë duke u verifikuar kamerat e sigurisë.

Top Channel