Demokratët i bashkohen protestës, TCH zbulon SMS-në e shpërndare nga degët: Të jemi të gjithë bashkë Një pako e vendosur në gomën e pasme të një automjeti të parkuar në lagjen 18 të qytetit të Korçës ka shkaktuar alarm pas dyshimeve se mund të ishte lëndë eksplozive.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:00 pas sinjalizimit të policisë për prezencën e një pakoje të dyshimtë të vendosur në automjetin në pronësi të shtetasit Gëzim Pasho me detyre inspektor në sektorin e Inspektimit të Pyjeve në Korçë.
Forca të shumta policie rrethuan menjëherë zonën dhe larguan banorët nga perimetri i rrezikut, ndërsa në vendngjarje mbërritën Forcat Xheniere për të kryer verifikimet. Pas kontrollit, rezultoi se objekti i dyshimtë ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.
Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar të gjitha kamerat e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personit që e kishte vendosur atë në automjet.
Top Channel