Pak ditë pas takimit të bujshëm me Trump, lideri kinez Xi Jinping pritet të takojë Vladimir Putinin
Një zhytës 38-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi nga një peshkaqen pranë ishullit turistik Rottnest, në bregdetin jugperëndimor të Australisë.
Sipas policisë së Australisë Perëndimore, viktima po peshkonte me një mik pranë një shkëmbi koralor kur u sulmua dhe u kafshua në këmbë.
Rreshteri Michael Wear tha se burri u transportua me një varkë një kilometër larg ishullit, por përpjekjet e paramedikëve për ta ringjallur nuk kishin sukses. Para sulmit, rojet bregdetare kishin raportuar praninë e një peshkaqeni të bardhë, rreth pesë metra i gjatë, në zonë.
Ky është sulmi fatal i parë nga peshkaqenët në Australi që nga janari, kur një djalë 12-vjeçar humbi jetën pas një sulmi nga një peshkaqen dem në Portin e Sidneit. Ishulli Rottnest nuk kishte regjistruar një incident fatal të tillë që nga viti 2011, kur një zhytës 32-vjeçar humbi jetën.
Australia regjistron mesatarisht më shumë se tre sulme fatale nga peshkaqenët çdo vit, duke e bërë këtë një rrezik të njohur për zhytësit dhe turistët.
Top Channel