Pak ditë pas takimit të bujshëm me Trump, lideri kinez Xi Jinping pritet të takojë Vladimir Putinin
Një zhytës shpëtimi në Maldives ka humbur jetën gjatë operacionit për gjetjen e trupave të katër italianëve që vdiqën në një aksident tragjik zhytjeje në shpellat nënujore të vendit.
Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një nga aksidentet më të rënda të zhytjes në historinë e arkipelagut turistik.
Rreshteri i stafit Mohamed Mahdhee u transportua në spital në gjendje kritike pasi humbi ndjenjat gjatë operacionit të kërkimit në Atollin Vaavu, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra, konfirmuan autoritetet.
Pesë shtetas italianë humbën jetën teksa eksploronin shpella nënujore në një thellësi prej rreth 50 metrash. Deri tani është gjetur vetëm një trup, në një shpellë rreth 60 metra nën sipërfaqe.
Sipas qeverisë maldiviane, tetë zhytës shpëtimi hynë në ujë gjatë operacionit të së shtunës. Pasi dolën në sipërfaqe, kolegët kuptuan se Mahdhee mungonte. Zhytësit u rikthyen menjëherë në ujë dhe e gjetën pa ndjenja.
Ushtria deklaroi se operacioni i kërkimit po zhvillohet në kushte shumë të rrezikshme për shkak të motit të keq dhe kushteve të pafavorshme nënujore.

Katër nga viktimat italiane ishin pjesë e një ekipi të University of Genoa, përfshirë profesoreshën e ekologjisë Monica Montefalcone, vajzën e saj Giorgia Sommacal dhe dy studiues të tjerë. Viktima e pestë ishte instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti.
Grupi kishte hyrë në ujë të enjten nga jahti “Duke of York”, por u raportua i zhdukur pasi nuk doli më në sipërfaqe. Autoritetet thanë se në zonë kishte mot të rënduar dhe ishte lëshuar paralajmërim i verdhë për lundrimin.
Sipas rregullave lokale, zhytësit rekreativë lejohen të zhyten deri në 30 metra thellësi. Autoritetet po hetojnë pse grupi italian eksploroi një shpellë që ndodhej rreth 60 metra nën ujë.
Top Channel