Po kërkonte trupat e turistëve italianë të mbytur në Maldive, humb jetën tragjikisht zhytësi i kërkim-shpëtimit, kolegët e kuptuan kur nuk doli më në sipërfaqe
Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me udhëheqësin kinez Xi Jinping gjatë një udhëtimi dy-ditor në Pekin javën e ardhshme, njoftoi sot Kremlini.
Gjatë takimit, Xi dhe Putin do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe “çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale”, tha Kremlini.
Udhëtimi i Putinit është planifikuar për 19-20 maj dhe do të përkojë me 25-vjetorin e Traktatit të Miqësisë Sino-Rus të vitit 2001, tha qeveria ruse.
Kremlini tha se pas takimit, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët “në nivelin më të lartë” dhe disa dokumente dypalëshe ndërqeveritare.
Njoftimi vjen më pak se 24 orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përfundoi vizitën e tij shtetërore në Kinë, ku u takua me Xi për të diskutuar tregtinë dhe luftën në Iran.
Kur Putin vizitoi Kinën në shtator 2025, Xi e priti homologun e tij si një “mik të vjetër “. Putini gjithashtu iu drejtua Xi-t si “mik i dashur”.
Udhëheqësi rus është planifikuar gjithashtu të vizitojë Kinën për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në qytetin Shenzhen në nëntor.
Top Channel