Fundi i tensioneve? Merz telefonatë me Trump, Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin
Sekretari i Energjisë në SHBA, Chris Wright deklaroi se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet “maksimumi deri në verë”, ndërsa shtoi se një marrëveshje me Iranin mund të arrihet brenda ditëve të ardhshme.
Sekretari amerikan paralajmëroi se nëse Teherani vazhdon të bllokojë trafikun detar dhe, sipas tij, “të mbajë peng ekonominë globale”, Shtetet e Bashkuara mund të përdorin forcën ushtarake për të rihapur këtë korridor strategjik detar. Megjithatë, ai theksoi se administrata amerikane preferon një zgjidhje diplomatike të krizës.
Wright foli gjithashtu për tensione dhe përçarje të brendshme në udhëheqjen iraniane, duke sugjeruar se situata aktuale mund të çojë edhe në ndryshime politike në Teheran.
Ndërkohë, kriza ka ndikuar edhe në tregjet energjetike. Çmimi mesatar i benzinës në SHBA ka arritur në 4.53 dollarë për galon, duke shtuar presionin mbi konsumatorët amerikanë.
Në këtë sfond, Donald Trump ka propozuar një pezullim të përkohshëm të taksës federale të karburantit, me synimin për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të lehtësuar barrën ekonomike për qytetarët.
Top Channel