Rikthehen përplasjet në distancë të kancelarit gjerman me Trumpin, Merz: Nuk do t’i këshilloja fëmijët të shkonin në SHBA
Një raport i fundit i Bashkimit Evropian paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm “paraqesin kërcënim të madh për BE-në”, duke përmendur rreziqet e rritura nga Afganistani dhe Irani, por edhe efektet negative që dalin nga lufta në Ukrainë.
Niveli i kërcënimit në BE, sipas vlerësimit, “mbetet i lartë”, me “terrorizmin islamist/xhihadist” që vazhdon të jetë shqetësimi më i madh.
Dokumenti prej 23-faqesh, që ka parë Radio Evropa e Lirë, është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut, dhe mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025.
Vlerësimi paralajmëron se “përshkallëzimi” në Iran ka rritur “shqetësime shtesë, sikurse mundësia e aktivizimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve apo celulave të fjetura për të kryer sulme hakmarrëse terroriste brenda Evropës”, veçmas në shtete “me popullsi të madhe apo të konsiderueshme hebraike dhe komunitete myslimane”.
Një prirje e re alarmuese që theksohet është rekrutimi i të miturve, madje edhe të moshës 12-vjeçare –veçanërisht në platforma online si Telegram dhe TikTok.
Si përgjigje, një nga rekomandimet politike është që BE-ja t’u kërkojë këtyre platformave të ngadalësojnë të ashtuquajturin “amplifikim algoritmik”, gjë që do ta bënte shumë më të vështirë për të miturit të zbulojnë dhe të përfshihen me përmbajtje ekstremiste në internet. Brukseli po ashtu është i shqetësuar për mundësinë që ish-luftëtarë rusë të hyjnë në bllok dhe të përfshihen në aktivitete kriminale ose akte të tjera dhune.
Top Channel