U transferua nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit për shkak të sigurisë, Durim Bami mbyllet në sektorin e sigurisë së lartë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Franko Lekën, të cilët akuzohen për organizim dhe planifikim të vrasjes së Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Rranxë, ku plani i atentatorëve nuk u realizua, pasi Aleksandër Prendi ka qëlluar mbi ta me armë zjarri, duke parandaluar sulmin.
SPAK ka ngritur akuzat për vrasje në rrethana cilësuese, të mbetur në tentativë, sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes dhe armëmbajtje pa leje, të gjitha në kuadër të grupit kriminal. Ndërkohë, edhe Aleksandër Prendi akuzohet për vrasje në tentativë. Franko Leka dhe Prendi vazhdojnë të jenë në kërkim nga autoritetet.
Avokati Sokol Tahiraj tha për Anila Hoxhën se me marrjen të pandehur të të dyshuarve, ka kërkuar veprime hetimore shtesë.
Një nga mjetet e përdorura nga grupi është dëmtuar nga të shtënat dhe rezultoi i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe targa të huaja.

Top Channel