“Shumica e raketave të lëshuara nga Irani janë shkatërruar”, Trump: Armëpushimin na e imponuan të tjerët, unë nuk isha dakord

15/05/2026 15:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se shumica e lëshuesve të raketave të Iranit janë shkatërruar, duke i cilësuar si “të rreme” raportimet se Teherani ka ruajtur ende një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të tij raketor.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se forcat amerikane kanë goditur objektivat iraniane me intensitet të lartë.

“Ne po i godisnim ata si një ‘tenxhere picash’”, u shpreh Trump, duke shtuar se çdo lëshues raketash i mbetur do të neutralizohej shpejt nëse do të rikthehej në territorin iranian.

Në një deklaratë tjetër, presidenti amerikan foli edhe për armëpushimin me Iranin, duke theksuar se ai nuk kishte qenë personalisht në favor të tij, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas Trump, armëpushimi u vendos pas kërkesave të disa vendeve aleate dhe partnere ndërkombëtare.

“Ne në fakt e imponuam armëpushimin me kërkesë të kombeve të tjera. Unë nuk do të kisha qenë pro tij, por e bëmë si një nder për Pakistanin, një popull i mrekullueshëm”, deklaroi ai.

Komentet e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe shtojnë më tej debatet mbi rolin e SHBA-së në konfliktin me Iranin.

Top Channel