PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër: Po i japim atë që s’e ka as Kryeministri/ Zaçaj: Morëm shembull Luksemburgun
27/10 21:43
Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale-Administrative ka vijuar edhe këtë të premte, diskutimet për reformën territoriale. Këtë herë, për dëgjesën e gjashtë të radhës, në qarkun e Shkodrës.
Në fjalën e tij, Arbjan Mazniku foli për katër sfida kryesore, të cilat duhet të adresohen sa i takon kryerjes së kësaj reforme.
Ndërsa bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni, Luçiano Boçi theksoi se reforma e 2014 solli diskriminim mes bashkive veri jug por edhe mes vetë një bashkie nga zonat rurale të qendrës.
Për banorët e qarkut të Shkodrës problem është distanca dhe territori i madh që veshtirëson marrjen e shërbimeve duke dhënë shembuj konkret.
Aktualisht qarku i Shkodrës ka 5 bashki.
Top Channel