Tragjedi në SHBA/ 22-vjeçarja vritet me armë zjarri, arrestohet babai i partnerit të saj
Princi Harry dhe Meghan Markle po zhvillojnë një film artistik për luftën në Afganistan, si pjesë e marrëveshjes së tyre të re me Netflix.
Çifti me prejardhje mbretërore janë të përfshirë në krijimin e një adaptimi filmik të librit “No Ëay Out: The Searing True Story of Men Under Siege”. Projekti u raportua për herë të parë nga Deadline.
Historia sillet rreth Easy Company, një njësi ushtarësh britanikë të nxjerrë nga Regjimenti i Parashutistëve dhe Royal Irish, të cilëve iu dha një mision për të mbajtur qendrën e Musa Qala në Provincën Helmand.
Ushtarët më pas e gjejnë veten shumë më pak në numër se talebanët, sipas një përshkrimi nga botuesi, Pan Macmillan. Deadline raportoi se Matt Charman, i njohur për punën e tij në “Ura e Spiunëve” , po shkruan adaptimin në Netflix të librit nga Major Adam Joëett, i cili drejtoi njësinë.
Projekti është pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare të Harryt dhe Meghanit për sipërmarrje filmike dhe televizive me Netflix përmes kompanisë së tyre, Archeëell Productions.
Top Channel