Veprimet e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e AKU
Një kontroll i befasishëm ka ndodhur në burgun e Durrësit në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Sipas asaj që raporton Anila Hoxha, gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparate celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar, të cilat dyshohen se i përkasin Artur Hoxhosmanit.
Bëhet me dije se zbulimi i aparatit qe u krye nga policia e burgjeve dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ndodhi gjatë përgjimeve të kryera nga grupi hetimor i Prokurorisë së Posaçme.
Lidhur me rastin, janë kryer të gjitha veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara.
Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme sipas ligjit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe për goditjen e çdo paligjshmërie brenda sistemit.
Top Channel