Një 60-vjeçar u gjend sot i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq, Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari mund të ketë tre ditë që ka ndërruar jetë në banesë.
Ai jetonte i vetëm ndërsa dyshohet se konsumonte edhe alkool. Nga këqyrja parapake atij nuk iu gjetën shenja dhune, teksa trupi pritet të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.
Në lidhje me ngjarjen për korrespondenten e Top Channel, Dhorjela Çule, ka folur vëllai i viktimës, Ylber Mullalli.
“Vëllai jetonte vetëm, djalin e ka ne Tiranë, vajzën e ka të martuar ne Plasë dhe jeton në Selanik. Djali rri Tiranë se ka edhe punën. Nuk e di sa ditë ka që ka vdekur, se unë nuk kam qenë.
Sot erdha në mëngjes se isha në Tiranë. Unë para 4-5 orëve kam ardhur nga Tirana, edhe të tjerët më thanë. Vuante nga zemra, ishte me kemp, por me shumë e kishte nga alkooli, pinte alkool”, tha vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë.
Top Channel