Delegacioni i BE në Shqipëri viziton ambientet e rikonstruktuara në GJKKO, Gonzato: Përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore, prioritet në të gjithë vendin

15/05/2026 12:05

Delegacioni i Bashkimi Evropian në Shqipëri i udhëhequr nga Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, vizitoi sot ambientet e rikonstrukturuara të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit.

Gonzato shprehu se përmirësimi i infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetët prioritet në të gjithë Shqipërinë.

Postimi i plotë i Delegacionit të BE në Shqipëri:

Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara.

Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, gjyqtari Erion Bani, dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, diskutuan rolin e Gjykatës në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë dhe në ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.

Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se përmirësimi i standardeve të infrastrukturës gjyqësore duhet të mbetet prioritet në të gjithë Shqipërinë, për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi.

Ëe visited the building of the Special Court against Organised Crime and Corruption ëhich had been funded by the EU and has recently been renovated to meet the highest EU standards. Ëe ëelcome the fact that 80% of the cost of the renovation ëas funded through the reuse of confiscated assets.

During the visit acting Chair Judge Erion Bani and  EU Ambassador Silvio Gonzato discussed the SPAK Court’s role in strengthening public trust in the judiciary and upholding high standards in decision-making.

The EU Ambassador also stressed that improving court infrastructure standards should remain a priority across Albania to ensure safety, transparency, and access to justice.

Top Channel