Ambasadori i BE-së takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Gonzato: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

15/05/2026 20:00

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe luftën kundër krimit.

“Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit”.

Mund të jetë një imazh i kostum

“Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.
Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike”, shkruhet në postimin e tyre.

Top Channel