Aksident në Elbasan, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal
15/05/2026 17:10
Një automjet ka dalë nga rruga në Elbasan dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, raporton se fatmirësisht personat që udhëtonin kanë shpëtuar mrekullisht.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel