Seanca martonë në Kuvend, senaca mbyll pas më shumë se 10 orës debate

14/05/2026 22:00

Socialisti Erion Braçe i bëri opozitën mazhorancës gjatë mbrëmjes, në seancën maratonë të së enjtes, ku vuri përballë në interpelancë dy ministra.

Ai e nisi me zemërim për mungesën e ministrit të Bujqësisë, në interpelancën e kërkuar prej tij për shëndetin e kafshëve. Përballjen për këtë shqetësim, Braçe e zhvilloi me ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo, por nuk i kurseu sulmet ndaj Andis Sallës të Bujqësisë.

Më pas, radhën për t’u përballur me deputetin socialist e pati ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ku shqetësimi ishte për zjarrfikësit.

Interpelancat në Kuvend vijuan gjatë mbrëmjes, ku kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u përplas me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, për çështjen e pronave në Rrjoll.

Kriza e çmimeve vuri në përballjen e të enjtes edhe në ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila debatoi me demokratin Eno Bozdo.

Seanca plenare u mbyll pas më shumë se 10 orës debate, ku në orët e paradites ishte Sali Berisha që trazoi sallën, ndërsa nuk mungoi as një moment i veçantë kur ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, për pak minuta i zuri vendin kryeministrit Edi Rama, por u lëviz nga punonjësit e protokollit e Kuvendit.

 

Top Channel