Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit
Rusia ka ndërmarrë gjatë natës një sulm të fuqishëm ndaj Kievit, duke përdorur dronë dhe raketa balistike, vetëm pak orë pas përfundimit të armëpushimit tre-ditor.
Lajmi është raportuar nga media ukrainase Kyiv Independent.
Sipas raportimeve, në kryeqytetin ukrainas u dëgjuan shpërthime të shumta, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë për të neutralizuar dronët dhe raketat që hynin në hapësirën ajrore të qytetit.
Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme në periferi të Kievit, ku disa ndërtesa u shembën si pasojë e goditjeve. Autoritetet lokale konfirmuan se deri tani është raportuar një viktimë dhe 16 persona të plagosur.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko, deklaroi se shumica e të plagosurve janë transportuar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa dy persona morën ndihmë ambulatore në vendngjarje.
Top Channel